Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska: librat me gabime po përmirësohen

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, shprehet se po vijon procesi i kontrollimit të librave në Maqedoni. Ajo ka theksuar se nuk bëhet ndryshimimi i historisë së vendit dhe se po bëhet çmos që mos të mësojnë nxënësit nga librat skandaloz dhe me gabime.

“Kemi përfshirë ekspertë dhe bëjnë analiza të ndryshme, ku përmirësohen të dhënat e ndryshme, formulimet e gabuara dhe gjëra tjera në procesin e kontrollimit të librave ”, tha Deskoska në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

Ajo thotë se politika duhet të dalë jashtë arsimit dhe se po përpiqet të afirmojë autonominë e Universitetit.

“Qëllimi kryesor i imi në këtë ministri është se politika duhet të dalë jashtë arsimit. Si pjesë e sistemit arsimor para se të vija në këtë pozitë, ne ndienim presionin politik të Universitetit çdo ditë. Humbja dhe shkelja e autonomisë në Universitet ishte një proces që kishte një sfond të thellë politik. Ne kemi luftuar kundër kësaj dhe kemi protestuar. Edhe unë kam qenë pjesë e këtyre profesorëve që ka ngritur zërin dhe mendoj se është e pahijshme që të bësh të njëjtën gjë kundër të cilës ke luftuar më herët”, tha Deskoska.

Maqedoni, filloristët në afat të pacaktuar do të vazhdojnë të mësojnë me librat me gabime skandaloze!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button