Shkup, është sulmuar me thikë një 17 vjeçar

Ështe sulumaur me thikë një adoleshent mbrëmë në Gjorce Petrov, lagje të Shkupit, njofton Policia e Maqedonisë.

Policia informoi se rreth orës 1.00 pas mesnate në Stacionin Policor Gjorc Petrov E.S.(51) ka lajmëruar se në mbrëmjen e 7 prillit rreth orës 22.30 derisa djali i tij E.S.(17) ka qenë duke lëvizur në rrugën “Angel Vinicki” është takuar nga ana e dy personave të panjohur. Njëri prej tyre e ka nxjerr një thikë dhe e ka sulmuar.

Adoleshenti është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button