Dy vëllezër rrihen me tenxhere dhe me thika

Dramë e vërtetë ndodhi dje rreth orës 15:30 në një banesë në Aerodrom të Shkupit. Dy vëllezër u rrahën në banesën e tyre, me ç’rast njëri u godit me tenxhere në kokë, ndërsa tjetri mori prerje thike në gjoks dhe dorë.

Sipas informative policore. Katëdhjetë vje[ari S.G, I cili në banesën e babait ka jetuar me bashkëshorten dhe vajzën, filloi të grindet me të. Zënka u bë e padurueshme, ndaj u përzi edhe vëllai më i ri, M.G (32). Atëherë vëllai më i vjetër me grushta e goditi vëllain, pastaj mori një tenxhere nga kuzhina dhe me të goditi në kokë. Vëllai më i vogël nga kuzhina mori thikën dhe e preu S.G në gjoks dhe dorë.

Babai arriti disi ta qetësojë situatën, pas çka vëllai më i vjetër shkoi në spital për t’i mjekuar plagët. Policia arrestoi vëlln e vogël, ndërsa pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të ngritet kallëzim përkatës kundër tij. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button