Kuvendi Turkmen reagon kundër sulmit me armë kimike në Siri

Kuvendi Turkmen në Siri e cilëson si “gjenocid” sulmin me armë kimike të regjimit të Bashar al Asadit në Gutën Lindore dhe e fton komunitetin ndërkombëtar të përmbush përgjegjësinë e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kuvendi Turkmen në Siri pas sulmit të mbrëmshëm me armë kimike të regjimit të Asadit në qarkun Duma të Gutës Lindore, në një deklaratë me shkrim tha se “Kuvendi Turkmen i Sirisë fton gjithë botën që të përmbush përgjegjësinë dhe detyrat para masakrave çnjerëzore të përjetuara në Guta”.

Në deklaratë sulmi kimik i regjimit cilësohet si “gjenocid” ndërsa ata të cilët pengojnë punën e institucioneve ndërkombëtare përkundër përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve cilësohen se janë bashkëfajtorë të masakrës civile të regjimit të Asad dhe të përkrahësve të tij në Gutën Lindore.

Duke thënë se “7 prilli i vitit 2018” do të mbetet një faqe e zezë në historinë e botës, në deklaratë thuhet se “Kuvendi Turkmen në Siri ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e çdo hapi i cili do të sjellë drejtësinë dhe do t’i dërgojë vrasësit në burg”.

Sipas informacioneve të ndara në rrjetet sociale nga Ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Gutën Lindore, në sulmin me armë kimike të regjimit të Asadit ndaj vendbanimeve civile në qarkun Duma, 40 civilë kanë humbur jetën ndërsa qindra të tjerë janë prekur nga gazi.

Në qarkun Duma, e cila është pika e fundit nën kontrollin e opozitarëve në Gutën Lindore, aktualisht rreth 100 mijë persona jetojnë nën rrethim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button