VMRO-DPMNE-ja e ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë

VMRO-DPMNE-ja e ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë. Kreu i këtij subjekti, Hristijan Mickoski pret që Kuvendi të mërkurën të njëjtën ta vendos në rend dite. Mickoski është optimist në pritjet e tij.

“Shpresoj se të mërkurën do të jetë dita kur do të mundemi t’i argumentojmë pozicionet tona. Ashtu shkruan edhe në Rregulloren e Kuvendit. Pres që në fund të ditës të votohet mosbesimi i Qeverisë dhe të shohim më pas se si do ta zhvillojmë Maqedoninë, të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe gjithçka tjetër në këtë drejtim” deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button