Ju shqetësojnë dhe ju bëjnë nervoze zhurmat e vogla dhe të vazhdueshme? Ja nga çfarë vuani

Ju ndodh të bëheni nervoz kur dëgjoni zhurma të vogla dhe të vazhdueshme si zhurma e prerjes së thonjve, frymëmarrja apo gërhitja e dikujt, fishkëllima, përtypja etj.? Kjo quhet misphonia dhe është sindroma e ndjeshmërisë ndaj zhurmave. Ajo shkakton ankth, parehati e deri në stres, frikë, panik, dëshirën për ta zhdukur apo ndaluar atë që shkakton zhurmën, shkruan Class.

Mosphonia mund të ndikojë keq në jetën tuaj sociale, në rastet kur është e theksuar personi që vuan mund të dojë të qëndrojë vetëm në dhomë, të hajë vetëm apo edhe të veprojë në atë mënyrë që e ndjen, duke sulmuar personin që shkakton zhurmën. Ajo shfaqet rreth moshës 9-13 vjeç, zakonisht te vajzat. Nuk është një problem që ka të bëjë me veshët, por është diçka që ka të bëjë me psikologjinë dhe lidhet mënyrën se si zhurma ndikon në tru dhe se si trupi reagon.

Ka disa mënyra se si misphonia mund të trajtohet duke filluar nga rregullimi i stilit të jetesës, reduktimi i stresit, praktikimi i sportit, gjumi i mjaftueshëm, përdorimi i tapave të veshëve për të shmangur dëgjimin e zhurmave, e deri te klinikat që merren me trajtimin e pacientëve që kanë këtë problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button