Porosi e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani me rastin e Pashkëve

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani me video porosi sot të gjithë krishterëve ortodoksë ua uroi festën e Pashkëve.

Duke ua uruar Pashkët të gjithë shqiptarëve dhe maqedonasve ortodoksë dhe të gjithëve që festojnë, në frymën e unitetit i dëshiron vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe shpresës, të cilat kjo ditë i simbolizon.

“Sot janë Pashkët, festa më e madhe dhe më e rëndësishme e bashkëqytetarëve tanë ortodoksë. Festë që paraqet simbol të solidaritetit, mirësisë dhe para së gjithash shpresës. Ky është shkaku se pse unë gjendem këtu në Manastirin e Bigorit, mund të thuhet – një nga manastiret më të bukura ortodokse në botë, por edhe manastir i cili në thelbin e vet paraqet edhe pikët e bashkimit të llojllojshmërive në Republikën e Maqedonisë. Të gjitha legjendat thonë se njerëzit e vullnetit të mirë, nga të gjitha bashkësitë, maqedonas dhe shqiptarë, së bashku i kanë përballuar sfidat të cilat i kanë sjellur kohërat, në mbrojtje të këtij manastiri”, thotë Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button