fbpx

Japoni, është arrestuar babai që mbajti të birin në kafaz për më shumë se 20 vite

Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendohet se e mbante të birin e tij në një kafaz prej druri për më shumë se 20 vite, me arsyetimin se ishte me aftësi të kufizuara mendore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, një burrë 73 vjeçar i quajtur Yoshitane Yamasaki është arrestuar me dyshimin se për më shumë se 20 vite e ka burgosur të birin e tij në një kafaz prej druri në lartësi prej 1 metër dhe gjerësi prej 2 metrash.

Një punonjës lokal i cili ishte përkujdesur për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Yamasaki-t para se të vdiste, në muajin janar njoftoi autoritetet në lidhje me rastin. Pas kësaj policia ka filluar hetimet për rastin dhe ka ndaluar Yamasaki-n.

Ai zyrtarëve u ka thënë se të birit, të cilin e mbante të mbyllur që nga mosha 16 vjeçare e deri më tani, i jepte çdo ditë ushqim dhe se lejonte të lahej çdo të dytën ditë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se djali i Yamasaki-t, i cili tani është 42 vjeçar, përveç kurrizit të lakuar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ai është dërguar në institucionet e mirëqenies sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button