Është arrestuar personi që kërkohej nga policia për incidentin në Reçicë të Vogël

Policia e arrestoi personin D.F., i cili kërkohej lidhur me këmbimzjarrin në Reçicë të Vogël, ku një person e humbi jetën, ndërsa dy u lënduan.

Burime nga policia për MIA-n deklaruan se D.F. u arrestua dhe dërgua në burgun hetues në Shuto Orizarë.

Gjykatësi në procedurë paraprake atij si dhe 11 personave tjerë u shqiptoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Kundër 12 personave janë parashtruar kallëzime penale për vepër të kryer penale “vrasje”, “tentim për vrasje” dhe “bashkëveprim”.

F.M. i cili u rëndua rëndë, është mbajtur për mjekim në spital, për të cilin shkak nuk mund ta vuajë dënimin me paraburgim. Ai po kurohet në sektorin intensiv pas intervendimit të kryer kirurgjik në KARIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button