Shkup, romët më së miri shprehen përmes muzikës (VIDEO)

Çdo komb ka karakteristikat e veta që dallojnë nga të gjitha kombet tjera. Pa dyshim, për romët, pa marrë parasysh në cilën pjesë të botës ndodhen, në përgjithësi dihet se janë jashtëzakonisht muzikantë të talentuar. Ata luajnë në instrumente të ndryshme, këndojnë zhanre të ndryshme muzikore dhe luajnë valle të ndryshme.

Në pjesën e lartpërmendur bën pjesë edhe karriera e pasur dhe e suksesshme e muzikantes Bajsa Arifovska, e cila është përfaqësuese e brezit të ri të muzikantëve romë dhe maqedonas. Ajo është një multi-instrumentaliste, luan në rreth 15 instrumente, përfshirë kavallin, daullen, tarabuken, klarinetën, violinën, tamburën si dhe shkruan muzikën e saj.

Arifovska është gruaja e parë rome në Maqedoni që ka kompozuar muzikë për balet “Ëndrra e thyer”, të cilën e ka shkruar në vitin 2009, ndërsa viteve të fundit ajo punon si instrumentaliste dhe asiste e orkestrës në ansamblin kombëtar “Tanec” në Shkup.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, 8 prillit, Arifovska flet për dashurinë ndaj muzikës, karrierës së saj dhe ndikimin e muzikës në jetën e romëve. Ajo tregon se merret me muzikë që kur ishte e vogël, përkatësisht përzgjedhja e muzikës ka ndikuar nga vendi i origjinës së saj, ku u rrit dhe jetoi, në Kamenicë të Maqedonisë lindore. Në këtë vend, thotë ajo, këngët, dasmat, festat dhe humoret tradicionale vazhdojnë edhe sot.

– Miqësia me muzikën nga mosha e hershme –

Arifovska kujton se mandolinën e parë e mori si dhuratë nga gjyshja e saj në ditëlindjen e tetë. Që atëherë deri më sot, jeta e saj është e mbushur me muzikë. Ajo në vazhdimësi luan me instrumente, hulumton për muzikën dhe për shkak, siç edhe ajo vet thekson, dashurisë së madhe vazhdimisht mëson diçka të re.

Prandaj, që nga mosha e saj e hershme, ajo ishte e fiksuar me muzikë dhe anëtarët e familjes së saj është dashur që patjetër t’ia fshehin mandolinën që ajo t’u kushtojë vëmendje obligimeve në arsim.

“Unë si një fëmijë jo i qetë, prisja të mos jetë askush në shtëpi, përpiqesha ta gjeja mandolinën dhe të bëja diçka për veten time. Ashtu ishte edhe më vonë me instrumentet tjera, në të cilat nuk kisha shumë qasje. Ndoshta mandolina ishte instrumenti i vetëm shkollor për mua. Më vonë erdhën kur fillova zyrtarisht të fitoj. Në moshën 20 vjeçare kisha instrumente të mia që kisha blerë”, shpjegon Arifovska.

Arifovska në karrierën e saj të deritanishme, më shumë se një dekadë ka qenë profesoreshë në Qendrën e shkollës shtetërore të muzikës dhe baletit “Ilija Nikollovski – Luj” në Shkup ku nxënësve iu ligjëron për instrumentet popullore.

Ajo thotë se në zhvillimin e karrierës së saj muzikore kryesisht ndikim pozitiv ka patur bashkëpunimi me profesorin Dragan Dautovski dhe kuarteti në përbërje të të cilit ka qenë edhe vetë Arifovska.

Për veten thotë se ajo përvojë ka patur domethënie të madhe për shkak se vlerëson se është e rëndësishme kur “nxënësi e gjen profesorin e tij”.

Arifovska pajtohet me faktin se është rrallë të gjendet personalitet e cila u bie të paktën 15 instrumenteve të ndryshme, por thekson se nuk do të mund të përcaktohet cilit instrument dëshiron t’i bie. Thotë se janë në pyetje fazat e punës ndërsa momentalisht është e përqendruar në angazhimet për muzikën tradicionale ku kultivohen kavalli, gajdja, tamburja dhe daullja.

Bajsa Arifovska; FOTO: AA/ Admir Fazlagikj

“Gjëja më e mirë për mua është kur e marr daullen dhe shkoj tek të afërmit në Berovë, në kodër, me zurlet, këtu ndjehem me të vërtetë ajo që jam. Gajdja poashtu, është pjesë e muzikës burimore ku kam hasur dhe kam fituar përvojë bashkë me muzikantët nga Radio Televizioni i Maqedonisë dhe me to kam arritur të realizoj një projekt të mirë”, tha Arifovska.

– Rëndësia e edukimit muzikor për fëmijët romë –

Në karrierën e saj, Arifovska ka dhënë një kontribut të madh në edukimin muzikor të fëmijëve romë në Maqedoni, me të cilët me dëshirë të madhe dhe entuziazëm ka punuar në orkestrën mandolinë të qendrës kulturore dhe edukative rome “Darhija” deri në vitin 2007.

“Për 6-7 vjet në ‘Darhija’ arrita të krijojë orkestër, të nxjerrë nga pusi këngë të vjetra rome, t’i përcaktojë dhe t’ua mësojë fëmijëve për të luajtur ato. Siç rriteshin ato, ashtu edhe erdhi koha kur ata të mësojnë, ndërsa unë isha këtu të them ‘Po, mendoj se muzika është më e mira për ju’, apo çfarëdo gjë tjetër, fëmijët patjetër t’i lironi dhe t’u jepni ndonjë mundësi dhe udhërrëfyes”,

– “Romët më së mirë shprehen përmes muzikës” –

Arifovska thotë se muzika luan një rol të veçatë në jetën e romëve, sepse ata përmes muzikës shprehen më së mirë.

“Ndoshta ajo është mënyra për të shprehur veten, ndoshta është mënyrë për të shprehur ndonjëherë zemërimin e ndonjëherë lumturinë. Ata edhe po të jenë të trishtuar në vete, edhe pse shumë më tepër në vete mbajnë një pikëllim, gjithë atë dinë ta shprehin me disa nga ndjenjat e tyre, nga fryma e tyre të bëjnë teatër dhe të bëjnë shumë art popullor. Një mënyrë për të shprehur veten, definitivisht. Atyre shpirti u këndon dhe u luan. Nga natyra… “, përfundon Arifovska.

Ajo shpjegon se si të gjitha komunitetet e tjera etnike në Maqedoninë multi-etnike, edhe romët ballafaqohen me shumë probleme, por shton se është e nevojshme për të punuar në programe cilësore arsimore, me ndihmën e të cilave romët do të marrin njohuri dhe e cila do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetët. Ajo thekson se kjo do të kontribuojë edhe në reduktimin e problemeve socio-ekonomike të romëve, por në përgjithësi, do të përmirësojë imazhin e romëve.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve, Arifovska thotë se romët duhet të dëgjojnë veten e tyre, të japim më të mirën e tyre, të jenë të dobishëm për veten dhe shoqërinë, gjë për të cilat ajo shpreh bindje se është mënyra më e mirë që romët të jetojnë në lumturi.

– Romët në Maqedoni kanë komunën e tyre, kryetarin dhe ministrin –

Pjesëtarët e komunitetit romë janë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë që nga viti 2001, të njohur si komunitet etnik i veçnatë. Sipas regjistrimit të vitit 2002, në Maqedoni jetojnë rreth 53.879 romë ose 2.66 për qind nga popullsia e përgjithshme në vend, ndërsa disa organizata joqeveritare duke u bazuar në hulumtimet e tyre thonë se kjo shifër është më e lartë.

Në komunën Shuto Orizari, ku romët janë shumicë, gjuha rome është zyrtare. Sipas pohimeve të zyrtarëve romë në Maqedoni, kjo komunë është e vetmja në Evropë me kryetar nga komuniteti romë. Përveç në këtë komunë, nga 85 komuna në vend, në 50 jetojnë pjesëtarë të kominitetit romë. Gjuha rome poashtu është zyrtare edhe në komunën e Kumanovës. Romët kanë edhe përfaqësues të tyre në Kuvend dhe ministër në Qeverinë e Maqedonisë.

– Dita e romëve –

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet. Dita u shpall zyrtarisht në vitin 1990 në Seorock të Polonisë, vendi ku u zhvillua Kongresi i katërt Botëror i Unionit Ndërkombëtar të Romëve në kujtim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë mbajtur në Chelsfild, afër Londrës mes datave 7 dhe 12 pril 1971.

Kongresi në fjalë miratoi himnin e romëve, për çka u zgjodh kënga Gelem Gelem (në gjuhën rome: ecja ecja) ndërsa u mor vendimi edhe për themelimin e flamurit me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër që përfaqëson qiellin dhe tokën. Në mes të flamurit është një rrotë, çakra e kuqe, e cila paraqet migrimin e romëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button