Forcat e Bashar al-Assad kryejnë sulm me gaz helmues në Gutën Lindore, 78 civilë të vrarë! (VIDEO)

Është rritur në 78 numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmit me armë kimike të regjimit të Bashar al Asadit ndaj qarkut Duma, pika e fundit që gjendet nën kontrollin e opozitarëve në rajonin e Gutës Lindore nën rrethim.

***********************


Të paktën 40 civilë u vranë në sulmet me armë kimike në Gutën Lindore të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad sulmin e kryen në rajonin Duma të Gutës Lindore, konfirmojnë ekipet e Mbrojtjes Civile në terren. Qindra njerëz janë asfiksuar nga sulmet kimike.

Regjimi sirian dhe përkrahësit e tij, me mbështetjen e Rusisë nga ajri, më 19 shkurt filluan një fushatë për marrjen e Gutës Lindore e cila është nën kontrollin e opozitës. Që atëherë janë kryer sulme të shumta në një zonë të banuar nga rreth 400 mijë civilë.

Shumë civilë u vranë ndërsa sulmet gjithnjë e më të ashpra dhe më të shpeshta detyruan civilët të kërkojnë mbrojtje në strehimore dhe bodrume.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button