fbpx

New York, zjarr në Trump Tower, një i vdekur (VIDEO)

Është përfshirë nga zjarri ndërtesa e Trump Tower në New York, ku ndodhet edhe shtëpia dhe zyret e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri ka shpërthyer në një apartament në katin e 50-të të ndërtesës.

Policia e New Yorkut njofton se një person 67 vjeçar, i cili është nxjerrë nga ndërtesa dhe është dërguar në spital, përkundër ndërhyrjeve nuk ka arritur të mbijetojë.

Rrugët përreth Trump Tower u mbyllën për trafikun për shkak të zjarrit. Ekipet zjarrfikëse prej rreth 200 personash të cilat u dërguan në vendngjarje për një kohë të shkurtër e vënë zjarrin nën kontroll.

Departamenti i Zjarrfikësve në New York njofton se si pasojë e zjarrit janë plagosur lehtë 4 zjarrfikës.

Presidenti amerikan Trump në një deklaratë nga rrjeti social Twitter lidhur me ngjarjen tha se zjarri është vënë nën kontroll dhe ka falënderuar zjarrfikësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button