Për një lëkurë të pastër si të Almeda Abazit, ju vjen në ndihmë kafeja turke

Shumica e vajzave e kanë zili lekurën e pastër të Almeda Abazit. Ish-Miss Shqipëria ka zbuluar në një intervistë për emisionin “Pa filter”sekretet e kësaj lëkure kaq të shëndetshme. Almeda ka treguar se nuk pëlqen të grimohet shumë, dhe se nuk fle kurrë pa e hequr grimin. Gjithsesi, miss-i ka zbuluar edhe një nga maskat e saj të preferuara që e aplikon prej vitesh. Përbërësit i kemi të gjithë në shtëpitë tona, prandaj vajza mbani shënim rekomandimin e Almedës, shkruan Class.

 “Gjithmonë preferoj gjërat bio. Sigurisht që i përdor produktet kozmetike, por jo ato të rëndësishmet, më të rëndësishmet i kam bio, ç’mund të bëj në shtëpi. Çdo ditë bëj scrub me kafe turke dhe vaj ulliri. I përziej dhe fërkoj lëkurën me to. Ndërsa një herë në javë bëj një përzierje timen prej vitesh. Përziej kafe turke, me kanellë, me mjaltë, me të verdhën e vezës, shumë pak kos të trashë. Bëhet si tip kremi dhe e vendos në fytyrë. E mbaj për 20-30 minuta. Është një nga maskat më të mira që mund të rekomandoj. Më pas e laj fytyrën duke e fërkuar shumë pak. E lyej fytyrën me të bardhën e vezës që e tërheq lëkurën. E mbaj për 10-15 minuta dhe në fund vë kremërat që preferoj. Një herë në muaj bëj një pastrim në qendra estetike”,-është shprehur Almeda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button