Komuna e Tetovës fillon me sanimin e gropave

Komuna e Tetovës ka filluar me sanimin e gropave nëpër qytetin e Tetovës, këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i  komunës së Tetovës,  Flakran Pustina  tha se tash më komuna e Tetovës nga buxheti i saj  ka ndarë rreth 8 milion denarë me qëllim që të bëhet  sanimi i gropave nëpër qytetin e Tetovës dhe sot dhe nesër pritet që të shtrohen rreth 50 ton asfalt për sanimin gropave që do të zgjidhe një problem që i ka tanguar shoferët. 

Pas dimrit rrugët në qytetin e Tetovës në disa pjesë thuajse u bën të pa kalueshme , sidomos nga shkolla e muzikës e deri tek stadiumi qytetin si dhe rruga nga unaza e fundit për në magjistralen e Gostivarit e deri te ish tregu I kafshëve , por nga komuna e Tetovës premtoi  se së shpejti do të bëhet sanimi i tërësishëm I gropave, ndryshe gjatë ditës së shtunë ka filluar sanimi i gropave në lagjen e Vardarit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button