DAP përkujtoi 10 mijë qytetarë të paguajnë tatimin personal

Shumë qytetarë këtyre ditëve kanë marrë vërejtje për tatim të papaguar personal, thonë se ndonëse kanë paguar atë, Drejtoria për të ardhura publike (DAP) i ngarkon për këtë detyrim madje nga viti 2006.

Pohojnë se zyrat tatimore të DAP-së janë të mbushur me njerëz të cilët ankohen për paralajmërimet, veçmas për vjetërsinë e disa kërkesave.

Nga Drejtoria për të ardhura publike theksojnë se bëhet fjalë për punë rutinore. “DAP deri te qytetarët për çdo vit dërgon, mesatarisht, rreth 10.000 paralajmërime, si përkujtim për pagesën e detyrimeve të mbetura. Ajo ka të bëjë me obligimet e pagesave akontative si për shembull, për përfitime kapitale të pronës apo shitjes së akcioneve, ose për detyrime të papaguara për tatim personal në nivel vjetor”, deklaruan nga Drejtoria.

Nëse qytetarët tashmë i paguajnë detyrimet, duhet dëshminë ta sjellin në drejtoritë apo në sektorët e DAP-së.

“Gabimet janë të mundura, si rezultat i numrit të gabuar të amzës apo të xhirollogarisë”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button