Tmerr në Gjermani! Automjeti përplas këmbësorët duke ecur, disa të vdekur!

Një kamionçinë përplas këmbësorët në qytetin Münster të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e policisë së Münster, Susann Zschiesche, në deklaratën e saj për kanalin televiziv gjerman N24, duke theksuar se një kamionçinë ka përplasur këmbësorët, tha se ka të vdekur dhe të plagosur.

Ajo duke bërë të ditur se nuk mund të tregojë se sa është numri i të plagosurve dhe të vdekurve për momentin, tha se mes të vdekurve është edhe shoferi i kamionçinës.

Sipas lajmeve në mediat gjermane, në incident kanë humbur jetën të paktën 3 persona, ndërsa janë plagosur 30 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button