Aksident trafiku, lëndohen dy kërçovarë në rrugën Kërçovë – Ohër

Rreth orës 03:30 në rrugën magjistrale Kërçovë – Ohër te fshati Pollozhan, 26 vjeçari A.K. nga Kërçova, duke udhëtuar me veturën “Opel Astra” me targa të Ohrit, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, informon policia, njofton Portalb.mk.

A.K., ka marrë lëndime të lehta në trup, ndërkaq bashkudhëtari i tij, T.S. (22) gjithashtu nga Kërçova ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilit i është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Mjekësore në Kërçovë dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Policia ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button