Mickovski deri te Zaevi: Tani unë si profesor ua tregoj leksionin tim

“E lexova zotëri Zaevin. Me ditë nuk është përgjigjur në atë që është shqetësuese për qytetarin, a ajo është ekonomia katastrofike dhe pasi që menduan çfarë të thonë, lexova dhe po them nuk është e mundur që kjo të jetë përgjigja e tij. Por, po, me Zaevin edhe ajo është e mundshme”, shkruan lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pasi që kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se atij dhe opozitës mund t’u mbajë leksione për ekonomi, njofton Portalb.mk.

“Erdhi puna deri atje që Zaev të japë leksione për ekonomi, por nuk e kupton se peshku jo vetëm që mbanë erë nga koka, ose bishti, siç dëshiron Zaev të thotë, por ka erë në tërë trupin. Pasi që populli e sheh dhe e ndjen leksionin tuaj të mbushur me krim, terorr, biznes me një euro për Vicen, dhe një euro për kishën. Padituri, mosdije dhe sundim me frikë, tani unë si profesor me përvojë disavjeçare t’ua tregoj leksionin tim, atë të vërtetën, të cilën e ndan tërë opinioni”, shkruan Mickoski.

Sipas tij, ekonomia po zhytet, ndërkaq populli po varfërohet.

  1. Për vetëm dy muaj e gjysmë një familje mesatarisht është futur në borxh nga Qeveria për 1200 euro. Me ato para me të cilat jeni futur në borxh, në vend investimeve në projekte kapitale, qëndrojnë rreth 300 milionë euro të pashfrytëzuar në BPRM si depozit me 0 përqindje kamatë, ndërkaq shteti paguan kamatë për të njëjtat te kreditorët prej të cilëve i ka marrë. Qytetarët e Maqedonisë ajo u kushtu 1.5 milionë euro.
  2. Investime kapitale thuajse nuk ka, të vetmet janë ata që janë bërë nga qeveria paraprake e VMRO-DPMNE-së. Në këtë periudhë 1 miliard denarë është realizimi i shpenzimeve kapitale ose diku rreth 16 milionë euro. Vjet në kushte të krizës politike kemi pasur thuajse dy herë më shumë ose 2.8 miliard denarë.
  3. Qytetarët në tremujorin e parë kanë harxhuar gjithsej 45 milionë euro më pak, krahasuar me vitin e kaluar e cila ishte në krizë politike. Populli nuk ka para, pasi që Qeveria nuk krijon kushte për zhvilli.
  4. Në lidhje me investimet, nuk është mirë që të luhet me kartën që shkurt të mbahet mend, edhe pse nga Qeveria bëhen gjoja se nuk dinë, por populli mban mend. Është e mjaftueshme nëse asgjë tjetër ta hapni Google-n dhe të shihni se Liman është në Maqedoni përpara disa viteve, ndryshimet në planet urbanistike për parcelën ndërtimore në Panairin e Shkupit janë bërë nga viti e kaluar nga kryetari i Gazi Babës. Përveç kësaj janë bërë edhe shumë investime tjera…
  5. Zotëri Zaev, flisni për shfuqizimin e taksës radiodifuzive dhe rrymën e lirë, ndërkaq nuk flisni që paratë e njëjta ua keni marrë qytetarëve me rritjen e akcizës së derivateve. Dhe të mos flasim për vjedhjen me të cilën po përgatitet me rritjen e tatimeve.

Zaev për MIA-n: Mickoskit dhe opozitës deri në mëngjes mund t’ju mbaj leksione për ekonomi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button