Hoxhaj: Për ndarjen e Kosovës, Daçiq flet në emër të Rusisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar sot deklaratat e ministrit te Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka bërë deklarata për ndarjen e Kosovës, përsëri.

Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter, tha se kur ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq flet për ndarje, ai flet në emër të Rusisë.

Mesazhi i tij për ndarjen nuk i drejtohet vetëm Kosovës, thotë Hoxhaj, por edhe për Bosnjën dhe njëherit i shërben interest rus në Ballkan, në Ukrainë dhe kudo tjetër.

Këto komente Hoxhaj i bëri pas deklarimeve të Daçiqit se “Kosova do ta pranonte ndarjen, por që ndërkombëtarët nuk po e lejojnë një gjë të tillë”.

 Daçiq ka thënë për gazetën serbe “Blic” se fuqitë e mëdha nuk duan të diskutojnë propozimin për ndarjen e Kosovës, sepse ata mendojnë se çështja e Kosovës është përmbyllur në vitin 2008, duke u nisur nga fakti se e kanë njohur pavarësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button