fbpx

Boban Iliq dërgohet në paraburgim

“Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë deri te Gjykata Themelore Kumanovë ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për personin e akuzuar Boban Iliq, i cili ishte i dënuar me aktvendim të shkallës së parë për rastin “Almir Aliu” për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”, informon Prokuroria, njofton Portalb.mk.

Prokurori ka kërkuar që personi të mbahet në paraburgim deri në aktvendimin e plotfuqishëm, me qëllim që të sigurohet prania e tij.

Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore të Kumanovës e ka pranuar propozimin dhe ka shqiptuar masë paraburgimi.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Kumanovës javën e kaluar e ka shpallur aktgjykimi për rastin e vdekjes së katërvjeçarit nga Kumanova, Almir Aliut. Boban Iliq me veprën e rikualifikuar “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion” është dënuar me 6 vjet burg, babai i Almir Aliut, Sedat Aliu me 6 muj burg ndërkohë që Sedat Demiri dhe Abdullah Aliu me 9 muaj burg për “dhunë”.

Më 1 korrik u bëhen dy vjet që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për t’u varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Kurse rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq qytetarët kanë bërë disa herë protesta që e njëjta të trajtohet si vrasje me paramendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button