Protestë para Kryeministrisë: Më arrestoni edhe mua!

Është mbajtur në mesditë marshimi-protestë para Kryeministrisë, kundër taksave të larta, kundër arrogancës dhe dhunës.

Me pankarta në duar ku lexohej, “Më arrestoni edhe mua!”, “Boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione!”, qytetarët kanë bërë thirrje kundër qeverisë.

Marshimi nisi nga parku “Rinia” për të kulmuar para Kryeministrisë, ku u mbajtën dhe fjalët e rastit.

Protestuesit përshëndetën 11 të arrestuarit e protestës së Rrugës së Kombit, të cilët u ngritën kundër tarifës, transmeton NOA.

Ata e cilësojnë si protestë kundër arrogancës, kundër dhunës, kundër të keqes, e atyre që sa janë pa pushtet i puthin dorën popullit, kur marrin pushtet i fusin kërbaçin dhe e fusin në burg.

Në ftesën për protestë thuhej:

-Nuk je dakord me taksën në Rrugën e Kombit? Me dhunën policore? Me procedimet dhe arrestimet? Organizohuni dhe takohemi në shesh.

-Nuk je dakord me vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël?

-Organizohu, bashkohu me ata që kanë të njëjtin hall dhe bashkohemi në shesh.

-Nuk je dakord me represion tatimor ndaj të vegjëlve? Eja të shtunën në shesh!

-Je kundër zaptimit të Teatrit Kombëtar nga kullat e oligarkëve? Organizohu, njofto ata që mendojnë si ty dhe bashkohemi nesër në shesh.

-Je kundër taksës rënduese të banesës? Nesër bashkohu në shesh.

-Je kundër konçesioneve? Kundër ndërtimeve të hidrocentraleve që po thajnë lumenjtë? Organizohu dhe sa më shumë nesër në shesh.

-Je kundër incinenatorëve që do djegin plehrat e Europës? Kundër importit të plehrave? Njofto këdo që ndan të njëjtin hall dhe bashkohemi nesër në shesh.

-Je punëtor i ARMO-s apo Byppasit të Fierit dhe nuk të kanë dhënë lekët e punës? Nesër bashkohu me zemëratën kundër arrogancës.

-Të përjashtuan padrejtësisht nga ndihma ekonomike? Të hoqën bukën? Merr gruan, fëmijët dhe bashkohuni nesër në shesh.

-Je minator i keqpaguar? Je punëtor fason i keqtrajtuar? Je qytetar i pakënaqur me qeverisjen dhe shërbimet e saj? Nesër eja në shesh!

Jo për partitë por për veten tënde!

Jo për kryetarët por për qytetarët!

Kur ne bashkohemi, atyre u merret fryma!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button