Dita Botërore e Shëndetit shënohet edhe në Maqedoni

Përparimi i shëndetit publik, përmirësimi i sistemit shëndetësor, si dhe shëndetit të qytetarëve, janë mesazhet e institucioneve shëndetësore të Maqedonisë me rastin e 7 prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, e cila këtë vit shënohet me moton “Shëndet për të gjithë dhe çdo kund”.

Përfaqësuesit e institucioneve thonë se fokusi i tyre do të jetë të rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe të kenë qasje çdo kund, përmirësimin e infrastrukturës në objektet ekzistuese, invesime në objektet kapitale dhe reforma tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë me rastin e kësaj dite thekson se disa vende kanë arritur përparim në shërbimet shëndetësore, por gjysma e botës akoma nuk kanë qasje për shërbimet themelore të shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button