BESA me kryetar Kasamin zgjodhi nënkryetarët e partisë

Kryesia Qendrore e Lëvizjes Besa me kryetar Bilall Kasamin sot mbajti mbledhjen e saj të parë, njofton kjo parti.

“Në këtë mbledhje për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Fadil Zendeli, Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri ndërsa për sekretar gjeneral u emërua Arjanit Hoxha. Po ashtu u vendos që në një nga mbledhjet e ardhshme të zgjidhet edhe nënkryetari  katërt, post i cili do i takojë përfaqësueses të Forumit të Gruas.” njofton Lëvizja BESA.

Në mbledhjen e njëjtë u bë edhe zgjedhja e udhëheqësve të sekretariateve që funksionojnë në kuadër të Kryesisë Qendrore dhe atë si vijon:

    • Enver Salihi – udhëheqës i Sekretariatit të Departamenteve
    • Binas Pajaziti – udhëheqës i Sekretariatit të Politikave Strategjike
    • Arafat Shabani – udhëheqës i Sekretariatit të burimeve njerëzore dhe lobimit
    • Sedat Sulejmani – udhëheqës i Sekretariatit Organizativ
    • Arta Sadiku – Akteshi – zëdhënëse.

Ndryshe, javën që shkoi Bilall Kasami në konferencë për media tha se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka vendosur në dobi të tyre, por kjo u mohua nga Zejd Rexhepi i fraksionit të Besës me kryetar Afrim Gashin, i cili tha se procesi gjyqësor ende nuk ka mbaruar pasi që pritet vendimi i Gjykatës Administrative për falsifikimin e dokumenteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button