LUGINA E BLERIMIT

Në këtë qiell të humbur në këtë qiell

Pushojnë pulëbardhat e një bote të qetë

Nga e cila dalin ylbere.

Nën këtë qiell, të këtij vendi, nëpër këta ujëra

Rrjedh jeta e bardhë, gjithçka është bardh:

Fletë të bardha, lule të bardha, qiell i bardhë.

Dhe, etërit faqebardhë.

Më lejoni të them dritë e ujë kristal

Dhe unë plot gaz

emrin tim nga pishat e thërras,

Ujin e gurrës sime të shullëreve të rritës sonë.

Ecim me rreze me drita kah rrita,

Kah njerëzia dhe hapi ynë i madh

Dhe në zemrat tona e kemi mbjellë bardhësinë.

Shikoni si rriten gruri, misri, thekra

Si piqet buka e bardhë

E si gjelbëron bari skaj rrugëve –

Gjithandej është gjelbër e bardhë.

Dhe mbi të gjitha gjuha jonë shqipe – e bardhë.

 

Poezi nga Asllan SELMANI
Zgjodhi Xhabir AHMETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button