Trupat siriane hyjnë në territorin e fundit të rebelëve në Gutan Lindore

Forcat e Gardës Republikane të Sirisë kanë hyrë në zonën e fundit të kontrolluar nga rebelët në Gutan Lindore, ka raportuar televizioni shtetëror, transmeton REL. 

Një vëzhgues i luftës ka njoftuar se sulmet ajrore kanë lënë të vdekur të paktën 37 persona, duke përfshirë pesë fëmijë.

Pamjet e televizionit shtetëror kanë shfaqur shtëllunga tymi në zonat e shënjestruara në qytezën Duma, zonë të cilën është duke e kontrolluar grupi militant, Jaish al-Islam.

Zëdhënësi i grupit ka postuar një fotografi në Telegram, në të cilën shihet teksa komandati i grupit me një hartë “duke bërë plane për ruajtjen e frontit në Duma”.

Pushtimi i Dumas do të përbënte fitoren më të madhe për presidentin sirian, Bashar al-Assad kundër rebelëve prej vitit 2016.

Grupet rebele në pjesët e tjera të Gutas Lindore janë larguar duke u nisur në zonat rreth kufirit me Turqinë.

Qeveria ka siguruar udhëtimin e tyre për t’u larguar nga enklava që gjendet shumë afër kryeqytetit, Damaskut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button