Dita Botërore e Shëndetësisë, studentët e mjekësisë marshojnë në Tetovë

Nën sloganin “Shëndet për të gjithë” në Tetovë u mbajt marsh nga studentët e fakultetit të mjekësisë. Studentët marshuan nga rektorati deri në qendër të qytetit. Ata porositën qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj masave preventive që rekomandohen nga mjekët. Përveç kësaj ata i dërguan mesazh edhe institucioneve shtetërore, duke i porositur që t’i mundësohet të gjithëve trajtim adekuat në aspektin shëndetësor, transmeton Tv 21 Maqedoni.  

Edhe në Gostivar u zhvilluan aktivitete për ditën e shëndetësisë. Qytetarëve u dhurohej molla, ndërsa u merreshin cigaret.

Në qendër të qytetit u vendos një tendë, ku u bën teste falas të diabetit dhe matja e tensionit të gjakut të qytetarëve. Ky aksion u organizua nga Këshilli Rinor në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe shkollën e mesme mjekësore.

Dita Botërore e Shëndetësisë është caktuar nga Organizata botërore e shëndetësisë dhe kjo shënohet me 7 prill, në mbarë botën, me të njëjtën datë kur edhe është themeluar kjo organizatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button