Mourinho i lumtur me rinovimin e kontratës

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është shprehur shumë i lumtur që ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Los Blancos.

“Unë ndihem i lumtur. Nëse nuk do isha i lumtur, nuk do e nënshkruaja këtë kontratë”.
“Dua të them gjithashtu se jo vetëm unë që jam i lumtur, por edhe Real Madridi – presidenti, Jose Angel Sanchez dhe drejtorët, të cilët më kanë besuar mua, dhe mendojnë se jam trajneri ideal për projektin deri në 2016”.

“Gruaja dhe fëmijët e mi gjithashtu janë të lumtur me këtë zgjidhje. Në këtë moment të karierës, mua më duhen sfida më të madha për të më shtyrë në vazhdimin e karierës”, tha Mourinho. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button