Conte i vendosur: Nuk dua të largohem!

Të gjithë flasin për largimin e Antonio Contes nga Chelsea, por vetëm trajneri italian mohon këtë fakt. Conte ka përgënjeshtruar edhe ish-sulmuesin e Chelsea, Gianluca Vialli, që pak ditë më parë pohoi se largimi është çështje javësh, transmeton Top Channel. 

“Vialli ka thënë që unë do largohem? Nuk është e vërtetë. Gianluca është një mik, por kam një vit që nuk komunikoj me të. Nuk është aspak e vërtetë që është shumë e vështirë për mua, por në këtë sezon kam dëgjuar shumë spekullime për të ardhmen time. Po dëgjoj shumë zëra që komentojnë, që nga fillimi i kampionatit. Jam i impenjuar më këtë klub dhe kam një kontratë dhe për këtë punoj shumë fort, kjo është e vërteta e vetme. Të gjitha situatat e tjera nuk janë aspak të vërteta”, tha Antonio Conte.

Ndërkohë në Itali janë shtuar zërat për një rikthim të tij në Itali, si pasardhës I Allegri në pankinën e Juves.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button