Gjendja e ish-spiunit rus të helmuar drejt përmirësimit

Ish- spiuni rus, Sergei Skripal nuk është më në gjendje kritike pasi u helmua nga një agjent nervor, thonë mjekët.

Spitali i Qarkut Salisbury në Britani të Madhe tha se Skripal po i përgjigjet mirë trajtimit dhe po shkon drejt “përmirësimit të shpejtë”.

Skripal, 66 vjeçar dhe vajza e tij Julia, 33 vjeçe, kanë qenë në spital për më shumë se një muaj pasi u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në Salisbury.

Ata ishin helmuar me një agjent toksik nervor të quajtur Novichok, transmeton Klan Kosova.

Skripal është i vetëdijshëm dhe flet në spital.

Qeveria e Britanisë së Madhe pretendon se Rusia është pas sulmit, por Moska ka mohuar përfshirjen, duke i quajtur akuzat “të tmerrshme dhe të pabazuara”.

Christine Blanshard, drejtoreshë në Spitalin e Qarkut Salisbury tha: “Të enjten e kaluar, unë ja informova se gjendja e Yulia Skripal ishte përmirësuar në mënyrë stabile”.

“Unë gjithashtu dua t’ju informoj mbi gjendjen e babait të saj, Sergei Skripal. Ai po i përgjigjet mirë trajtimit, është duke u përmirësuar shpejt dhe nuk është më në gjendje kritike”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button