Ish-lideri katalonas lirohet nga burgu në Gjermani

Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, është liruar të premten nga burgu në Gjermani, pasi paraprakisht gjykata urdhëroi lirimin e tij pavarësisht se po pritet një ekstradim i tij në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lideri separatist u arrestua më 25 mars në veri të Gjermanisë, meqë autoritetet e Spanjës kishin riaktivizuar fletarrestin me akuzat për trazira, rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Gjykata e Lartë Rajonale në Schleswig Holstein të enjten tha se kërkesa për ekstradimin e ish-liderit katalonas në Spanjë me akuzën për korrupsion është e pranueshme, por hodhi poshtë kërkesën për ekstradimin me akuzat tjera, me argumentin se kërkon më shumë informacione.

Gjykata urdhëroi ish-liderin katalonas të paguajë 75.000 euro, në emër të kaucionit.

Në kohën e arrestimit ai udhëtonte nga Danimarka në Belgjikë, ku jetonte në ekzil të vetëshpallur që nga tetori i kaluar.

Ish-lideri i Katalonjës dhe katër ish-ministra ishin arratisur në Belgjikë për shkak të nisjes së hetimeve ndaj tyre pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë më 27 tetor në Katalonjë.

Puigdemont akuzohet për “rebelim ndaj shtetit” dhe “shpërdorim të financave publike” për shkak të rolit në tentativën për pavarësi të njëanshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button