Ish-presidentja e Koresë së Jugut dënohet me 24 vjet burgim

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, u dënua me 24 vjet burgim, pasi u gjet fajtore për shpërdorim të pushtetit.

Vendimi i transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe paraqet kulminacionin e skandalit që ka tronditur Korenë e Jugut, duke shkaktuar zemërim kundër elitave politike dhe biznesore.

Park është përballur me një varg akuzash për korrupsion, transmeton REL.

Ajo nuk ka qenë në gjykatë të premten, kur është shpallur vendimi.

Park i ka bojkotuar edhe seancat dëgjimore dhe ka akuzuar gjykatat për njëanshmëri.

Ajo po ashtu ka mohuar çdo keqbërje.

Vendimi i autoriteteve për ta transmetuar verdiktin drejtpërdrejt në televizion është i pashembullt, por ato janë thirrur në interesimin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button