fbpx

Zaev: Jemi të vendosur të ndjekim rekomandimet e Platformës Evropiane për përfshirjen e romëve

Komuna e Shuto Orizares është Komuna e vetme në botë ku shumica e qytetarëve janë rom dhe gjuha rome është gjuhë zyrtare, tha kryeministri Zaev në pjasëmarrjen e tij të mbrëmshme në Manifestimin për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, transmeton Portalb.mk.

Në fjalimin  e tij para të pranishmëve, mes të cilëve edhe përfaqësues të korit diplomatik, deputetë të Kuvendit dhe ministra të Qeverisë, Zaev tha se që nga viti 2001 janë bërë ndryshime kushtetuese dhe romët janë popull i barabartë në Republikën e Maqedonisë.

“Jami zgjedhur vitin e kaluar për ndërtimin e Maqedonisë në një shoqëri për të gjithë, me të drejta të barabarta dhe detyra para ligjit. Dhe jam ndjerë krenar me këto dobi me të cilat sigurisht jeni krenar edhe ju, që nuk ishte e lehtë ta vendosnim si qëllim e as të vihet deri te ai. Por fakti është se patjetër duhet të vendoset nivel i kushteve dinjitoze për jetë”, tha Zaev.

Ai tha se Dita Ndërkombëtare e Romëve, 8 Prill përveç se është shënim i kulturës rome, gjithashtu është e ditë për vetëdijen e qytetarëve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close