Prokuroria jep detaje për të shtënat me armë në Reçicë të Vogël-Tetovë

Sonte në Reçicë të Vogël, në një përleshje midis dy grupeve, një person humbi jetën dhe disa u plagosën. Arsyet për këtë zënkë me armë deri më tani janë të panjohura dhe po punohet për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës, përcjell Portalb.mk.

“Në një aksion të organizuar mes prokurorisë dhe MPB-së, janë arrestuar dy persona që ishin pjesëmarrës në këtë përleshje, të cilët me automjet ishin nisur drejt Shkupit. Ata janë arrestuar dhe njoftojmë e është duke u bërë hetimi i rastit në bashkëpunim me MPB-në. Gjithashtu është dhënë urdhër për analizën e ADN-së dhe obduksionin e personit të vdekur”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se është duke u punuar për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button