Kjo padrejtësi shoqërisht nuk është e pranueshme z. Kryeministër Zaev !

Drejtësia sociale është një koncept moral dhe politik që synon barazinë e të drejtave mes njerëzve dhe solidaritetin kolektiv, drejt një shoqërie kinse më të drejtë, atëherë pse  pranoni ekzistencën e padrejtësive? Mendojmë, se drejtësia sociale sipas Jush, z. kryeministër, mund të konsiderohet si një utopi, ose si një përpjekje drejt një shoqërie jo përparimtare.

Veprimi i gjykatës  dhe prokurorisë me rastin e Almirit, nuk patën për objektiv drejtësinë sociale. U pa nga gjykimi i sotëm. Ky model shoqëror na qenka modeli që karakterizohej nga ana juaj, ajo që quhej “barazia e drejtësia për të gjithë”.

Kjo padrejtësi shoqërisht nuk është e pranueshme, konsiderohet e papranueshme nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, shihet qartë se ekziston një dallim midis drejtësisë sociale !

Drejtësia sociale është gjithashtu një nocion që ndryshon në kohë. Ajo që shoqërisht është e drejtë, mund të bëhet e padrejtë dhe e kundërta. Por kjo është më shumë objekt i sociologjisë së drejtësisë sociale, megjithatë, Ju si kryeministër duhet ta keni parasysh.

Nuk jam me profesion jurist, por, sipas “Teorive të drejtësisë”, një shoqëri është e drejtë nëse ajo respekton garancinë e lirive themelore për të gjithë. Drejtësia sociale është një synim, objektiv, i politikave publike të realizuara nga qeveria. Drejtësia sociale tashmë konsiderohet si përbërës i rëndësishëm i asaj që quhet ”Qeverisje e mirë”.Sa kemi qeverisje të mire,do të bëjmë e do të shohim !

Politikat publike, gjithmonë  duhet  të vlerësohen, përmes disa  treguesve të politikave sociale, informacioneve online të marra prej provave  të ndryshme, dhe kështu  duhet të dalin iniciativat e qeverisë…

Fatkeqësisht, u dëshmua sot se: Në Maqedoni nuk respektohet  aspak drejtësia aq më pak jeta, e një fëmije. Z. kryeministër i vendit, duhet t’ju vret  sadopak ndërgjegjja për këtë padrejtësi e cila vërtetë shoqërisht nuk është e pranueshme, konsiderohet edhe më tej e papranueshme nga qytetarët e Maqedonisë, në veçanti  për shqiptarët …

Për fund citoj thënien e Mark Tuenit: “ Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gëzoni ato, se sa t’i gëzoni dhe të mos i meritoni ”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button