Basha pas mbledhjes me aleatët: Mosbindja civile vijon!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit të krerëve të partive opozitare në selinë blu.

Basha tha se opozita do të vijojë të mbështesë qytetarët në hapat e tyre drejt mosbindjes civile.

Ai tha se nga java e ardhshme do të ndërmerren të tjera protesta dhe forma të tjera të mosbindjes civile, transmeton Noa.al.

“Edhe javën e ardhshme në bashkërendim me sipërmarjen, fermerët, kuksianët e gjithë shqiptarët do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes civile”, tha Basha.

Ai akuzoi edhe njëherë Ramën se ka vënë nën kontroll drejtësinë përmes të cilës ushtron terror te qytetarët sipas tij.

“Kjo polici e Edi Ramës u ngrit papritur dhe arrestoi 23 të pafajshëm, dhe 11 i mban ende në qeli në mënyrë të jashtëligjshme. Edi Rama vuri një Kryeprokurore ‘kukull’ pa Vetting. ‘Peshqit e mëdhenj’ nuk do kapen, por do përdoret kjo prokurori për të ushtruar terror ndaj qytetarëve.

Dje tentoi të ndalonte deputetët vetëm mos të bëhej transparenca për terrorin ndaj qytetarëve që u ngritën për bukën e gojës. Nuk duhet të jenë në burg 11 kuksianët, duhet të jenë kriminelët që ka liruar Edi Rama.

Taksa e Edi Ramës shtyu qytetarët në protestë. Janë ngritur familjet që Rama u hoqi bukën e gojës duke i hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Janë ngritur bizneset e vogla që i vendosi TVSH-në. Janë ngritur banorët e Tiranës që u është rritur fatura e ujit”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button