Meta takon zv.kryeministrin e Kroacisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Damir Krsticeviç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi është zhvilluar në selinë e Presidencës së Shqipërisë, dhe sipas një njoftimi nga ky institucion, Meta vlerësoi marrëdhëniet që i konsideron historike e tradicionale midis dy vendeve e dy popujve.

“Meta shprehu besimin se falë vizionit dhe interesave të përbashkëta, këto marrëdhënie do të forcohen më tej në të ardhmen. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje do të jetë e qenësishme edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftim e Presidencës së Shqipërisë.

Duke u ndalur në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, sipas njoftimit, Meta vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, në kuadër të Kartës së Adriatikut, si dhe “për partneritetin e shkëlqyer si dy vende anëtare të NATO-s.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button