Gyl: Me Holland, Ankaraja hap “një faqe të re” me Parisin

Presidenti Abdullah Gyl tha se është i bindur se raportet e Turqisë me Francën do të përmirësohen në mënyrë të shpejtë nën administratën e presidentit Fransua Holland.

Gyl u takua me Holland mbrëmjen e së hënës në samitin e NATO-s në Çikago.

Më vonë ai iu tha gazetarëve turq se Holland ka premtuar që të hapë “një faqe të re” në raportet mes dy aleateve të NATO-s.

Raportet mes dy shteteve u përkeqësuan pas kundërshtimit të Francës që Turqia t`i bashkohet Unionit Evropian.

Kulmi u arrit këtë vit, kur ish presidenti francez Nikolas Sarkozi u përpoq të fuqizojë ligjin që kriminalizon mohimin se vrasjet masive të armenëve nën Turqinë Osmane ishin gjenocid.
Turqia mohon se ka ndodhur ndonjë gjencoid gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore.
Ligji u konsiderua jokushtetues nga gjykata më e lartë e Francës, pasi shkelte lirinë e shprehjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button