Festivali i Kanës hapet me filmin “Everybody Knows” të Penelope Cruz

Filmi “Everybody Knows” në gjuhën spanjolle me yllin e Hollywood-it, Penelope Cruz do të hap festivalin e filmit në Kanë këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Trileri psikologjik do të jetë filmi i parë që nga viti 2004 që do të hap festivalin prestigjioz të filmit, e që nuk është xhiruar në anglisht ose frëngjisht.

Organizatorët e festivalit të enjten njoftuan se festivalin do të hap filmi i regjisorit iranian Asghar Farhadi, i cili zgjat nga 8 deri më 19 maj.

Filmi flet për intrigat familjare dhe dilemat morale të një gruaje, jeta e së cilës kthehet me kokën poshtë kur ajo largohet nga Argjentina dhe vjen në Spanjë. Krahas Cruz, në këtë film luan edhe ylli spanjoll Javier Bardem dhe aktori argjentinas Ricardo Darin.

Farhadi është fitues i çmimit Oscar “A Separation” dhe “The Salesman” në kategorinë e filmave jo-anglishtfolës.

Juria e festivalit kryesohet nga aktorja Cate Blanchett.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button