Zaev: Deri në fund të prillit do të ketë rikonstruim të Qeverisë

“Deri në fund të prillit pritet që të mbarojë rikonstruimi i Qeverisë”, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

I pyetur për vendin e ministrit të Drejtësisë nëse do të jetë kuadër i BDI-së, Zaev u përgjigj se bisedimet për atë çështje vazhdojnë.

“Po bisedojmë për disa kuadro. Unë fillova bisedime me partitë politike dhe me deputetët në Parlament. Besoj se kuadrot do të emërohen në bazë të kualitetit. Për shkak asaj edhe menjëherë nuk dal me vendim të ri për ministrin e Drejtësisë. Duam që ta shfrytëzojmë hapësirën e bisedimeve rreth rikonstruimit të Qeverisë dhe përforcimin e saj, kështu që në tërë këtë pako do ta plotësojmë edhe vendin e zbrazur për ministër të Drejtësisë, ndërkaq gjithsesi do të dalim edhe me zgjidhje të tjera”, tha Zaev.

Rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili vjen nga LSDM-ja. Aleanca për Shqiptarët të gjitha dorëheqjet i ka deponuar, megjithatë të njëjtat ende nuk janë aprovuar.

Dorëheqjet nuk u janë procesuar ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe tre zëvendësministrave të Aleancës për Shqiptarët, të Punëve të Jashtme, Arta Toçi, të Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Mehmedi dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri të cilët kanë tre muaj që janë larguar nga postet ministrore dhe ende kanë të drejtë nënshkrimi e marrje të rrogës.

Opsionet për përfshirje në përbërjen qeveritare janë të hapura, Partia Demokratike Shqiptare, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u futur në qeveri. Gjithashtu, të dy fraksionet në Lëvizjen BESA, ajo e Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit, kanë deklaruar se nuk përjashtohet mundësia për përfshirje në Qeveri.

Rikonstruimi i Qeverisë, pritet të ndërrohen dy ministra disa drejtorë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button