Familjet rome ngrenë padi për shkak diskriminimit ndaj katër personave që ndërruan jetë në burg

Familjet e katër romëve të cilët ndërruan jetë në burgjet e Maqedonisë e kanë paditur Drejtorinë për Kryerjen e Sanksioneve si dhe Ministrinë e Shëndetësisë për diskriminimin në kujdes dhe mbrojtje shëndetësore që ka rezultuar me vdekjen e anëtarëve të familjeve të tyre, transmeton Portalb.mk.

Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve do t’i përfaqësojë dhe tashmë ka ngritur padi kolektive civile para Gjykatës Themelore Shkupi 2 me 29 mars 2018.

“Andrijans Rxhepov (21), Jusinov Erdall (25), Sutkie Mustafova (46) dhe Bekim Demir (39) kanë ndërruar jetë vitin e kaluar në burgjet e Maqedonisë për shkak mungesës së kujdesit shëndetësor dh mbikëqyrjes së personalit të burgut. Andrijas Rexhepov dhe Jusinov Erdall kanë ndërruar jetë nga mbidoza në kombinim me metadonin dhe benzodiazepansi edhe pse asnjëri nuk ka qenë i kyçur në terapinë me metadon. Për Bekim Demirin thuhet se gjoja ka ndërruar jetë nga helmimi me tableta. Sutkie Mustafova ka ndërruar jetë për shkak problemeve shëndetësore që janë injoruar dhe ajo është akuzuar se e ka falsifikuar sëmundjen dhe pas kësaj personeli mjekësor e ka tërhequr kujdesin. Edhe Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve edhe Ministria e Shëndetësisë janë përgjegjëse për sigurimin e kujdesit shëndetësor të të burgosurve. Familjet i padisin këto institucione për diskriminim direkt dhe indirekt sepse kualiteti i keq i kujdesit shëndetësor në Burgjet e Maqedonisë ndikon në mënyrë disproporcionale me të burgosurit romë”, thonë nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button