MacBook Pro me dizajn të ri

Sipas thashethemeve të cilat po e kaplojnë internetin, Apple do ta redizajnojë laptopin e vet MacBook Pro duke i shtuar ekran me rezolucion të lartë, USB 3.0 port me super-shpejtësi dhe do ta bën që të jetë më se i hollë për të matur me milimetra. Të thënat vijnë nga 9to5mac.com, blog special për Apple produktet, i cili mbështet në burim të afërt me kompaninë lindore e cila i bën pjesët e produkteve të kompanisë së Kupertinosë. 

Sipas këtyre burimeve, ai MacBook Pro ultra i hollë me 15-inç do të paraqitet këtë verë, me siguri në qershor. Nuk do t’i ngjajë MacBook Air, por do të jetë version i hollë i modeleve më të vjetra të MacBook Pro, edhe pse tastjera do të jetë sikur e Air në të cilën kopsa për start të kompjutorit do të jetë pjesë e kopsave të tastjerës. 

MacBook Pro nga aluminiumi nuk do të ketë disk optik, për këtë arsye do të jetë më i hollë dhe gjithashtu do të punojë me procesorët e rinjë nga Intel me Ivy Bridge. Anash do të ketë port për karikim, dy audio porte dhe dy super USB 3.0 rreth 5 Gbps shpejtësi të transferit të të dhënave. Nga ana e djathtë do të ketë dy porte Thunderbolt të cilat janë gjithashtu të shpejta si USB 3.0.

Laptopi do të ketë ekran Retina me rezolucion të lartë. Kodet e gjetura në OS X Lion 10.7.4 dhe Mountain Lion beta sygjerojnë se do të ketë disa lloje rezolucioni të shpejtë që të mund të rregullon madhësinë e fotografisë. Ky shpekulim u rrit që nga ateherë kur ishte prezentuar iPad i ri i cili ka ekran Retina me rezolucion prej 2048×1536, që sygjerohet se Apple mund të ofron këtë lloj kualtiteti edhe për ekrane më të mëdha./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button