Parisi zyrtar nuk dëshiron të polemizojë me Gruevskin

Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Francës plotësisht i pranon vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Çikago.

Deutsche Welle u drejtua deri te Parisi zyrtar për të marrë reagimin e tyre pas Samitit të NATO-s në Çikago dhe përfundimet në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë, si dhe në lidhje me deklaratat e kryeministrit Gruevski për “dyfytyrësinë” dhe standardet e dyfishta të fuqive të mëdha si SHBA-të, Franca dhe Gjermania.

Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme, Bernard Valero në përgjigjen e tij të shkurtër, së pari tha se “zgjerimi i NATO-s nuk ishte në rend dite në Samitin në Çikago” dhe se “Parisi zyrtar nuk dëshiron të hyjë në polemika në lidhje me deklaratat e kryeministrit maqedonas.”

“Nuk është as vendi e as koha për polemika.Sa i përket Maqedonisë, Franca plotësisht i pranon vendimet nga Samiti të cilat i përsërisin vendimet e samitit të Bukureshtit në vitin 2008, gjegjësisht, se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim kur të gjejë një zgjidhje të pranueshme për emrin me Greqinë”,  tha në përgjigjen e tij Bernard Valero./DW

Lajme të ngjashme

Back to top button