Mosbindja civile, Basha: Në krah të qytetarëve, kundër regjimit privat kriminal

Lulzim Basha foli nga Vora ku i është bashkuar qytetarëve në protestë duke bllokuar 4 akset kombëtare.

Kreu i PD u shpreh se opozita do të jetë në krah të qytetarëve dhe kundër regjimit privat kriminal, transmeton TCH.

“Shkoni shikon i shtëpinë Saimir Tahirit dhe kuksianëve që janë në burg sot dhe e kuptoni që ky është një regjim privat kriminal. Është një bandë kriminale në pushtet dhe drejtësia e Edi Ramës është drejtësia që fut në burg popullin. Ndaj, sot jemi në krah të qytetarëve që kanë vendosur për mosbindje civile. Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve, për çdo hap që do të hedhin. Ka arrestuar reformën në drejtësi ka arrestuar dhe politizuar Prokurorinë dhe gjykatat për të mbajtur popullin në burg dhe kriminelët e lirë. Në Europë nuk shkohet me qeveri që arreston popullin dhe liron kriminelët”, tha Basha.

Basha mbi bordura, ndihmohet nga qytetarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button