Ligji i gjykatave të mërkurën në Kuvendin e Maqedonisë

Në mbledhjen e dytë të Këshillit për ndjekjen e zbatimit të strategjisë në gjyqësor për periudhën 2017- 2022 që u mbajt dje është bërë e ditur se ligji për gjykatat të mërkurën do të jetë në procedurë në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Anëtarët e Këshillit debatin e kanë fokusuar në propozim-ligjet për gjykatat dhe Këshillit Gjyqësor, për të cilat zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, ka sqaruar se të mërkurën, pas festave, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë do të debatojnë për ndryshimet e propozuara”, njoftuan nga qendra për informim e Qeverisë së Maqedonisë.

Siç njoftojnë më tej nga Qeveria, në diskutimin e anëtarëve të Këshillit është theksuar se me dispozitat e propozim-ligjeve të cilat kanë të bëjnë më përgjegjësinë gjykatësve, ashtu si edhe për anëtarët e propozuar në propozim-ligjin që kanë të bëjnë më mbrojtjen e tyre, qëllim kryesor është kthimi i dinjitetit të gjykatësve dhe arritje e pavarësisë më të madhe të gjykatave.

Ja cilët shqiptarë do të jenë pjesë e këshillit që do të mbikëqyrë realizimin e reformave në gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button