Akuza kundër UEFA-së, po e favorizon Real Madridin (FOTO)

UEFA ka krijuar një problem me llogarinë e Ligës së Kampionëve në Twitter.

UEFA ka publikuar një fotografi të ekipit të Real Madridit me pyetjen: “Kampion në vitin 2018?”.

Por, fotografia ka zgjuar reagime nga shumë tifozë të skuadrave tjera rivale në garën elite të klubeve evropiane, përcjell “lajmi.net”.

Në përgjigjet nën fotografi mund të shihni reagimet e tifozëve duke u kundërpërgjigjur me fotografitë e skuadrave të tyre të zemrës që janë ende në garë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button