Rusia dërgon rastin Skripal në KS të OKB-së

Rusia ka dështuar në thirrjen e saj për hetim të përbashkët për rastin e helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri, njofton REL. Rusia ka bërë thirrje për një takim urgjent në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, në mënyrë që të kundërshtojë akuzat e Britanisë, sipas së cilave Moska qëndron mbrapa sulmit kundër Skripalëve.

The Times ka raportuar se shërbimet e sigurisë së Britanisë besojnë se kanë gjetur vendin e laboratorit rus ku është prodhuar agjenti nervor Noviçok.

Në raport po ashtu thuhet se Britania ka qenë në dijeni për ekzistencën e këtij laboratori.

Në takim e mbajtur të mërkurën, Rusia ka propozuar një hetim të përbashkët për këtë rast, mirëpo Britania e ka cilësuar një gjë të tillë propozim “të çoroditur”.

Propozimi i Rusisë është mbështetur nga Kina, Azerbajxhani, Sudani, Alegjeria dhe Irani, derisa vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar një gjë të tillë, transmeton Rueters.

Ndaras kësaj, Rusia ka kërkuar një takim publik në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar akuzat britanike kundër Moskës, ka njoftuar ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Në anën tjetër ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson e ka mirëpritur mposhtjen e Rusisë.

“Rusia ka pasur vetëm një qëllim pas tentimit për vrasje në tokën britanike me agjent nervor të kategorisë ushtarake: të bëjë konfuz publikun”, ka thënë ai në deklaratë.

“Komuniteti ndërkombëtar ka parë përtej këtyre taktikave dhe ka mposhtur Rusinë dhe qëllimet e saj për të dëmtuar procesin ndërkombëtar”, ka shtuar tutje ai.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë gjetur pa ndjenja në një stol afër një qendre tregtare në Sallsbëri më 4 mars.

Autoritetet e shëndetësisë në Britani kanë njoftuar se gjendja e vajzës së ish-spiunit është duke u përmirësuar, derisa Sergei vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button