Anulohet seanca për rrëzimin e “Kosmosit”, kërkohet ndryshim i gjykatësve!

Bombat nuk u lëshuan sot në seancën e rastit “TNT” dhe meqë seanca e sotme u anulua e njëjta do të mbahet më 13 prill, ndërkohë që Jjykata Supreme duhet të vendos për ndryshimin e gjykatësve, njofton Portalb.mk.

Kjo kërkesë vjen pasi që prokurorja speciale, Katica Janeva ditë më parë deklaroi se ka biseda telefonike me gjykatës, siç thanë avokatët, që udhëheqin raste gjyqësore.

Bëhet fjalë për tre pjesëtarë të trupit gjykues dhe dy gjykatës Osman Shabani dhe Ognen Stavrev. Ata kërkuan që të ndryshohet edhe kryetari i Gjykatës Themelore, Ivan Xholev, Pajazit Pajaziti dhe gjykatësit apelativ Lidija Dimçevska dhe Safet Kadrii. Ky është rasti i dytë ku kërkohet ndryshimi i gjykatësve pas rastit të “Toplik”, por që kërkesa nuk u pranua. Avokatët kanë dorëzuar CD-disk dhe transkriptim të emisionit të deklaratës së Katica Janevës.

Në seancë e sotme gjyqësore u desh të dëgjohen 26 audio biseda nga “bombat” në lidhje me rrëzimin e objektit “Kosmos” të sipërmarrësit Fiat Canoski. Një pjesë e dëshmive janë edhe SMS porositë mes të akuzuarve përmes të cilave janë marrë vesh për shkatërrimin e objektit.

Në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.

Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit  është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit  e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “T.N.T.” të mund të shfrytëzohen si dëshmi  në procedurën gjyqësore.

Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button