Facebook mundëson foto 360 gradë në Messenger

Facebook ka mundësuar dërgimin e fotove 360-gradëshe në Messenger, si për iOS, ashtu edhe për Android.

Më parë nuk ka qenë e mundur që të dërgoje në Messenger foto të tilla, ndërsa tashmë mund të bëni një panoramë me kamerën e celularit tuaj dhe ta shpërndani me miqtë pa problem, pasi panorama do të kthehet automatikisht në një foto 360-gradëshe, transmeton Top Channel. 

Përditësimi më i ri i Facebook-ut ju lejon edhe që të dërgoni video HD që i keni bërë vetë ose që iu dalin në murin e rrjetit social.

Twitter dhe Instagram ende nuk lejojnë dërgimin e fotove 360-gradëshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button