Thaçi e vlerëson hap të rëndësishëm për Kosovën vendimin e sotëm për Asociacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar hap të rëndësishëm për Kosovën funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton Koha.net. 

“E mirëpres gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të bëjë funksional Ekipin Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, është shprehur Thaçi, duke shtuar se “ky është një hap tjetër i rëndësishëm i Kosovës në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”.

Haradinaj e Thaçi aktivizojnë ekipin menaxhues për draftimin e statutit për AKS-në

Kreu i shtetit ka thënë se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira në mes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Kosova është shembull i akomodimit të të gjitha komuniteteve dhe i promovimit të dialogut si mjet i vetëm për ndërtimin e paqes së qëndrueshme, në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button