Zakharova: KFOR-i dhe EULEX-i “miratuan në heshtje” arrestimin e Gjuriqit

Forcat ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-i dhe EULEX-i, “kanë miratuar në heshtje” arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas një postimi të Zakharovas në Twitter, fuqitë ndërkombëtare bartin përgjegjësinë më të madhe për sigurinë e banorëve joserbë në Kosovë.

“Me arrestimin e Gjuriqit, fuqitë ndërkombëtare kanë treguar hapur pozicionin e shikimit përmes gishtërinjve. Kanë shikuar prej anash atë që ka ndodhur dhe nuk e kanë marrë përsipër, brenda mandatit të tyre, të parandalojnë veprimin e paligjshëm të autoriteteve të Prishtinës”, tha Zakharova.

Më 26 mars, Policia e Kosovës ka ndaluar Gjuriqin në pjesën veriore të Mitrovicës, pasi ai ka hyrë atje pa lejen e autoriteteve kosovare.

Shumë shpejt pas ndalimit, ai i është dorëzuar policisë në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button